Lidhje

Qeveri të ndryshme të botë po dënojnë serinë e shpërthimeve në Marok - 2003-05-17


Qeveri të ndryshme të botë spo dënojnë serinë e shpërthimeve vdekjeprurëse në Marok, duke thënë se sulmet terroriste nuk duhet të lëkundin vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit.

Princi saudit i kurrorës Abdullah, vendi i të cilit po përpiqet të kapërcejë pasojat e rënda nga shpërthimet vdekjeprurëse në fillim të javës, i telefonoi mbretit maroken Mohamed për ti shprehur solidaritetin e tij dhe dënoi shpërthimet. Gjithashtu ai shprehu ngushëllimet e tij për viktimat.

Papa Gjon Pali i Dytë, i cili mbush nesër 83 vjeç, dënoi atë që e cilësoi si dhunë të vervërt që godet të pafajshmin.

Si Gjermania edhe Rusia kanë dënuar shpërthimet dhe kanë bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve kundër terrorizmit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Rusisë, Aleksandër Javokenko tha se terroristët ndërkombëtarë të udhëhequr nga Al-Kaida po përpiqen përsëri të ndërmarrin n jë kundër sulm ndaj të gjithë botës së qytetëruar.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, nën-sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz fajësoi për sulmet terroristët, të cilët duan të mbllokojnë përparimin në botën arabe.

Vende të tjera që dënuan shpërthimet në Marok janë Algjeria, Belgjika, Franca, Izraeli, Italia, Jordania, Pakistani, Spanja, Siria dhe Zvicra.

//ze//

XS
SM
MD
LG