Lidhje

Kalendari Historik, 14 maj - 2003-05-19


Më 14 maj 1948, Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht shtetin e ri të Izraelit. Njohja diplomatike nga ana e Shteteve të Bashkuara pasoi një votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ndarjen e Palestinës në dy shtete të pavarura, atë arab dhe atë izraelit.

Ja si u shpreh presidenti amerikan, Harry Truman:

“Kjo qeveri është informuar se një shtet izraelit është shpallur në Palestinë dhe njohja e tij është kërkuar nga qeveria e përkohshme. Shtetet e Bashkuara e njohin qeverinë e përkohshme si autoritet de facto i shtetit të ri izraelit”,tha zoti Truman.

Gati në të njëjtën kohë, vendet arabe të Lindjes së Mesme i shpallën luftë Izraelit. Kjo do të ishte vetëm njëra prej disa luftrave ndërmjet Izraelit dhe vendeve fqinje gjatë historisë prej pesë dekadash të Izraelit.

Më 14 Maj të vitit 1998, vdiq në Los Anxhelos artisti i madh, Frank Sinatra.

Këngëtari dhe aktori 82-vjeçar kishte vite që vuante nga zemra. I lindur më 1915-ën në Nju Xhersi, shtet në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, Francis Sinatra u shqua pothuajse në çdo aspekt të industrisë së argëtimit në shekullin XX.

Ai këndoi përpara spektatorëve me komplekse të famshme dhe më vonë e gjeti veten si këngëtar solo. Ai prodhoi qindra disqe popullore dhe të vlerësuara lart nga kritika. Ai luajti role kryesore në filma, si muzikore dhe jo-muzikorë, dhe drejtoi programe radiofonike dhe televizive.

Sinatra fitoi çmime të shumta ”Grammi” nga industria e disqeve, një çmimim ”Emmi” për specialin televiziv, ”Frank Sinatra: një njeri dhe muzika e tij” dhe një çmim Oscar për rolin serioz të ushtarit të luajtur në filmin e vitit 1953 ”Prej këtu në përjetësi”.

Si këngëtar, Sinatra adhurohej jo vetëm për fuqinë dhe diapazonin e zërit të tij, por gjithashtu për përgatitjen e gjithanshme si artist, tekstin e qartë dhe aftësinë për t’i dhënë kuptim fjalëve që ai këndonte. Kënga ”Hiq dorë nga ëndrrat”, e cila shërbente si sigël mbylljeje në radio, ishte e vetmja këngë e Frank Sinatrës, e cila u luajt në funeralin e tij më 20 Maj 1998.// lk //

XS
SM
MD
LG