Lidhje

Kalendari Historik, 10  maj - 2003-05-19


Kongresi i Dytë Kontinental Amerikan, i cili udhëhoqi kolonitë amerikane drejt pavarësisë nga Anglia në Luftën Revolucionare, u mbajt në Filadelfia të shtetit Pensilvenia, më 10 maj, 1775.

Kongresi në të cilin u mblodhën përfaqësues të çdo kolonie, i filloi punimet vetëm tre javë pas fillimit të luftës për pavarësi në Leksington dhe Konkord, në koloninë e atëhershme Masachusetts. Kongresi mori përsipër shumë detyra qeveritare dhe bashkoi kolonitë në luftë kundër Britanisë së Madhe. Kongresi shumë shpejt mori përgjegjësinë për krijimin e një ushtrie kontinentale duke emëruar Xhorxh Uashingtonin nga Virginia si kryekomandant të forcave të armatosura.

Kongresi ndërmori hapat përfundimtare drejt shkëputjes nga Anglia, duke miratuar zyrtarisht deklaratën e pavarësisë më 4 korrik të vitit 1776.

Më 10 maj, 1869, zyrtarët e hekurudhave festuan përfundimin e hekurudhës së parë transkontinentale në Amerikë. Hekurudha Junion Pasifik, e cila lidhte Lindjen me Perëndimin, dhe hekurudha Sentral Pasifik që përshkruante të njëjtën linjë, ishte 2 mijë e 900 kilometra midis Omahas të Nebraskës dhe Sakramentos, në Kaliforni. Shinat bashkoheshin në veri të qytetit Solt Lejk. Hekurudha transkontinentale arriti të realizonte qëllimin e bashkimit të kombit si nga ana sociale, ashtu edhe nga ajo ekonomike.// lk //

XS
SM
MD
LG