Lidhje

Kalendari Historik,11 maj - 2003-05-19


Më 11 maj të vitit 1792, kapiteni Robert Grei konfirmoi ekzistencën e një lumi të madh në Amerikën Veriperendimore, kur ai zbuloi lumin Kolumbia.

Kishte patur fjalë për një lum që derdhej në Oqeanin Paqësor, por evropianët nuk e kishin parë ndonjëherë atë. Lumit që zbuloi, kapiteni Grei nga Masçausets i vuri emrin e anijes së tij Kolumbia. Për të hyrë në lum nga oqeani, atij iu desh të lundronte nëpër dallgë të mëdha dhe të përballonte batica të mëdha.

Robert Gray, i cili ishte më shumë tregëtar sesa eksplorator, arriti marrëveshje me amerikanët vendas për gëzofë. Disa ditë pas daljes në breg të kapitenit Gray, eksploruesi britanik Xhorxh Vankuver arriti në atë zonë dhe e shpalli tokë të mbretit të tij.

Kur pronësia u zgjidh 50 vjet më vonë, mbërritja e Robert Greit, mori përparësi dhe ndihmoi në sigurimin e asaj pjese të veriperëndimit për Shtetet e Bashkuara.

Më 11 maj, 1888, një djalë i quajtur Izrael Baline, lindi në një fshat të vogël rus. Në moshën 5 vjeçare, prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe djaloshi që do të bëhej kompozitori Irving Berlin, u rrit në qytetin e Nju Jorkut.

Kënga e parë e suksesshme e tij ishte “Aleksanders Ragtime Band” e kompozuar në vitin 1911.

Si adoleshent, Irving Berlin këndoi dhe luajti në piano në sallone dhe kafene të lagjes së tij të varfër, duke fituar para për të ndihmuar familjen e tij. Ai kompozoi disa nga këngët më të dashura për Amerikën.

Kënga e Irving Berlin “Dher iz No Biznes Lajk Show Business” shikohet si himni i shfaqeve argëtuese amerikane. Kur vdiq në moshën 101 vjeçare, Irving Berlin kishte kompozuar 1500 këngë, përfshi muzikë dhe lirikë për shumë shfaqje në Brosuei dhe filma. Një nga pjesët më të njohura është “God Bles Amerika” e cila është sugjeruar si hymn kombëtar.// lk //

XS
SM
MD
LG