Lidhje

Irak: Rreth 10 mijë demonstrues në rrugët e Bagdadit - 2003-05-19


Mijëra myslimanë shiitë irakianë marshuan nëpër rrugët e Bagdadit në mbështetje të kërkesave për themelimin e një qeverie të përkohëshme irakiane dhe largimin e forcave amerikane nga vendi. Agjencitë perëndimore të lajmeve njoftojnë se rreth dhjetë mijë protestues mbanin pankarta anti-amerikane, ndërsa marshonin në kryeqytet në drejtim të njërës prej faltoreve më të shenjta shiite.

Ndërkohë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed ElBaradei, paralajmëroi për mundësinë e një katastrofe të ndotjes bërthamore në Irak. Zoti ElBaradei tha se është shumë i shqetësuar nga njoftimet për vjedhje dhe shkatërrim në objektet bërthamore të Irakut. Ai i bëri thirrje Uashingtonit për kthimin e ekspertëve të agjencisë së tij në Irak.

Ndërkohë, Komanda Qëndrore amerikane thotë se forcat e koalicionit në Irak kanë kapur kunatin e Sadam Hysenit. Në një dekleratë të komandës qëndrore thuhet se Luay Khayrallah, vëllai i gruas së Sadam Hysenit dhe shok i djalit të tij, Uday, ishte arrestuar ditën e premte.

I dyshuari renditet i 152-ti në listën e anëtarëve më të kërkuar të klikës irakiane.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Donald Rumsfeld, tha se forcat e koalicionit në Irak po kërkojnë për rreth 200 zyrtarë të regjimit të mëparshëm irakian. 22 nga 55 personat më të kërkuar janë dorëzuar, ose arresuar nga forcat e koalicionit.// lk //

XS
SM
MD
LG