Lidhje

Del Ponte viziton Beogradin - 2003-05-19


Kryeprokurorja del Ponte u tha gazetarëve, pas takimit me kryetarin e Unionit Serbomalazez, Svetozar Maroviq, se në takimet me zyrtarët e Serbisë e të Bashkësisë Shtetërore, ky i fundit i ka premtuar për një bashkëpunim të plotë, duke shtuar se e ardhmja do të dëshmojë nëse do të ndodhë kështu.

Zonja del Ponte tha gjithashtu, se me kryetarin e Bashkësisë Shtetërore Maroviq ka shqyrtuar arrestimin e personave që janë larguar nga vendi, lejimin e shfrytëzimit te arkivave të shtetit dhe dhënjen e lejeve nga ana e qeverisë për dëshmitarët që duhet të paraqiten në Gjykatë. Ajo tha se së shpejti do të duket qartë, në se a janë shënuar rezultate të kënaqshme në këtë bashkëpunim.

Kryetari i Unionit Serbomalazez, Svetozar Maroviq tha se Beogradi do ta vazhdojë bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës, sepse integrimi i Serbisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian pa këtë, nuk është i mundshëm; prandaj, të gjithë ata që e pengojnë këtë bashkëpunim ose punojnë kundër tij, e pengojnë të ardhmen e Serbisë e Malit të Zi dhe të qytetarëve të tyre, theksoi ai.

Zoti Maroviq paralajmëroi se Beogradi zyrtar do ta dëshmojë javët dhe muajt e ardhshëm për bashkëpunimin me Gjykatën me vepra të reja, dhe theksoi se cilindo që kërkon Gjykata e Hagës, duhet patjetër të dorëzohet vetë, ose do të arrestohet nga policia, në të kundërtën, vendi do të mbetet i izoluar. Ai tha se hetueseve të Gjykatës do t’u jenë dhënë në dispozicion informatat nga arkivat e vendit, në përputhje me ligjin, duke shtuar se duhet të punohet shpejt dhe me vendosmëri në mënyrë që ky bashkëpunim t’i tregohet Bashkimit Evropian, qysh në takimin e nivelit të lartë të qershorit në Selanik, por edhe patnerëve amerikanë, tha zoti Maroviq.

Pas takimit të mëparshëm me kryeministrin e Serbisë, Zoran Zhivkoviq, zonja del Ponte tha se Gjykata e Hagës është e gatshme që disa aktakuza për krime të luftës t’ia lerë në dispozicion gjykatave serbe, sepse kjo, tha ajo, është me rëndësi që Gjykata Ndërkombëtare të japë dënime. Ajo shtoi se të dhënat për këta persona, do t’u dorëzohen autoriteteve serbe, pas miratimit të Ligjit mbi Krimet e Luftës nga Kuvendi i Serbisë, duke mos e saktësuar numrin e tyre.

Kryeministri serb, Zoran Zhivkoviq tha se qeveria e Serbisë është e gatshme për ta vazhduar pa rezervë politike dhe pengesa bashkëpunimin me Gjykatën sepse, siç tha ai , ky është zotim ndërkombëtar i vendit, por edhe nevojë për të spastruar të kaluarën, ku disa njerëz, gjoja në emër të popullit dhe vendit, kanë bërë krime. Ai tha se të gjithë të akuzuarit për krime lufte që do të gjenden në territorin e Serbisë, do t’i dorëzohen Gjykatës së Hagës, duke shtuar se del Ponte nuk ka sjellë në Beograd aktakuza të reja.

Zonja del Ponte tha se me kryeministrin serb ka këmbyer informata lidhur me ish komandantin e serbëve të Bosnjës, gjeneralin Ratko Mlladiq e të ikurit e tjerë dhe shfaqi shpresën se ky takim do të sjellë rezultate. Mirëpo kryeministri Zhivkoviq theksoi se në bisedime nuk ka pasur njohuri të reja rreth Mlladiqit, duke përsëritur qëndrimet e mëparshme, se nëse Mlladiq është në Serbi, do të arrestohet dhe rreth kësaj nuk ka asnjë lloj dileme.//lk//

XS
SM
MD
LG