Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbyllin konsullatën e tyre në Dahran të Arabisë Saudite - 2003-05-19


Shtetet e Bashkuara mbyllën konsullatën e tyre në Dahran të Arabisë Saudite, pasi një person i armatosur u arrestua në hyrje të saj.

Ky incident ndodhi ndërkohë që është shtuar shqetësimi për sulme të mundshme terroriste në këtë vend, pas shpërthimeve vetvrasëse në kryeqytetin saudit Riad, një javë më parë. Këto sulme shkaktuan vdekjen e 34 vetave, përfshirë edhe 8 amerikanë.

Një deklaratë e Ambasadës Amerikane thekson se personi i armatosur u ndalua sot para se konsullata në Dahran të fillonte orarin e punës. Në deklaratë theksohet se askush nuk u dëmtua dhe se kanë filluar hetimet rreth këtij incidenti.

Njoftohet gjithashtu se autoritetet saudite kanë filluar hetimet në lidhje me dyshimet se disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare Saudite u kanë shitur armë të paligjshme veprimtarëve të al-Kaidës në Arabinë Saudite.

Sipas gazetës "Uashington Post", zyrtarë amerikanë dhe sauditë thonë se është zbuluar se armë të kapura më 6 maj gjatë bastisjes në një shtëpi që përdorej nga operativë të al-Kaidës, ishin marrë nga depot e armëve të Gardës Kombëtare Saudite.

Po sipas gazetës "Uashington Post", Ministri i Brendshëm saudit tha se 3 nga autorët e shpërthimeve vetëvrasëse të javës së kaluar në Riad, ishin pjesë e një grupi prej 19 përsonash të kërkuar në lidhje me bastisjen e 6 majit.// lk //

XS
SM
MD
LG