Lidhje

Kalendari Historik, 12 maj - 2003-05-19


Më 12 maj 1975, forcat kamboxhiane kapën anijen S.S. Mayaguez, një anije private tregëtare amerikane. Qeveria kamboxhiane tha se anija ishte në ujërat territoriale të Kamboxhias. Megjithatë, anija ishte rreth 90 kilometra nga brigjet e Komboxhias kur u rrethua dhe u morr.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Gerald Ford, e quajti kapjen e anijes një akt piraterie dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj dhe ekuipazhit. Pas dy ditë qetësie nga qeveria e Phom Penit forcat e marinës dhe ato ajrore amerikane liruan ekuipazhin dhe morrën anijen.

Më 12 Maj, 1774, përfaqësues nga fshatrat dhe qytetet në Nju Ingland u takuan për të diskutuar si mund të ndihmonin Bostonin në Massachusetts të mbijetonte një ligj të ri britanik.

Parlamenti britanez kishte miratuar një ligj për të mbyllur portin e Bostonit si ndëshkim për të famshmen “Tea Party”, incidenti kur patriotët hodhën disa tonë çaji britanik në port duke kundërshtuar të paguanin taksat e reja për çajin. Kopja e parë e ligjit, arriti në qytet në 10 maj dhe ndërkohë që përfaqësuesit po takoheshin, ushtarët britanik po mbërrin për të zbatuar ligjin e ri. Si rezultat i takimit të 12 majit, qytetet më New England dërguan dele, gjedhë dhe grurë në Boston për të mbajtur me ushqim banorët ndërkohë që porti ishte i mbyllur.// lk //

XS
SM
MD
LG