Lidhje

Kalendari Historik,19 maj - 2003-05-19


Më 19 maj 1925, lindi Malkolm Little, i cili më vonë do të njihej si veprimtari afrikano-amerikan, i quajtur Malkolm X.

Fillimisht u duk sikur Malkolm Little iu fut rrugës së krimit. Por në burg, në fillim të viteve 1950, jeta e tij ndryshoi dhe pikëpamjet e tij për marrëdhëniet ndërmjet racave u ashpërsuan, kur ai hyri në lëvizjen Kombi i Islamit dhe e ndryshoi emrin duke u quajtur Malkolm X.

Pasi u lirua nga burgu, ai u bë shok i ngushtë i Elijah Muhammad, i cili ishte udhëheqësi dhe zëdhënësi kombëtar i Lëvizjes Kombi i Islamit, me seli në qytetin e Çicagos. Për një kohë, Malkolm X e shihte kulturën e të bardhëve në Amerikë si armike të pavarësisë së zezakëve.

Nga mesi i viteve 1960 Malkolm X i zbuti pikëpamjet e tij mbi racën, pas një udhëtimi në Lindjen e Mesme, ku ai vizitoi Mekën. Menjëherë pastaj ai u shkëput nga Lëvizja Kombi i Islamit dhe ngriti xhaminë e vet në degën e Harlemit të qytetit të Nju Jorkut. Malcolm X u qëllua me armë zjarri dhe u vra në Nju Jork në shkurt të vitit 1965. Dy anëtarë të lëvizjes Kombi i Islamit, u gjykuan dhe u dënuan për këtë krim. Më 19 maj 1928, banorët e Angel’s Camp, një ish-vendbanim i minatorëve të arit në Kaliforni, organizuan garën e parë të kërcimit të bretkocave, gjatë festimeve me rastin e shtrimit të rrugëve të vendbanimit të tyre.

Ideja për këtë garë lindi nga një tregim humoristik i shkrimtarit Mark Tuein. Ngjarja vendosej në vendbanimin Einxhels Kemp gjatë dyndjes për ar në vitin 1849. Gara e vitit 1928 fitoi aq popullaritet, saqë u bë një ngjarje e përvitshme. Mijëra bretkoca sillen nga e gjithë bota për të marrë pjesë në garën vjetore të kërcimeve së gjati.

Rregullat e rrepta të garës parashikojnë siguri të plotë për bretkocat dhe kërkojnë që gjatësia e përshkuar të matet nga pika ku bretkoca nis kërcimin e saj të tretë e deri tek pika ku shkel në tokë.//lk//

XS
SM
MD
LG