Lidhje

Në Shqipëri PS dhe PD përfundojnë hartimin e paketës së reformës zgjedhore - 2003-05-20


Në Shqipëri dy partitë kryesore, ajo socialiste dhe partia demokratike, përfunduan hartimin e paketës së reformës zgjedhore. Dy drejtuesit e komisionit dy palësh nënshkruan dje në zyrën e OSBE-së në Tiranë një marrëveshje për çështjet e mbetura. Paketa me ndryshimet në kodin zgjedhor është tashmë e gatshme për të kaluar e plotë në parlament. Këto ndryshime u realizuan sipas rekomandimeve të ODHIR-it, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001.

//ze//

XS
SM
MD
LG