Lidhje

KOSOVË: Institucionet e Kosovës kërkojnë pjesmarrje në takimet ndërkombëtare - 2003-05-20


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, do të marrë pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror për Evropën Juglindore, në Athinë të Greqisë në fund të këtij muaji, bënë të ditur sot zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara. Kjo do të jetë edhe veprimtaria e parë jashtë vendit, pas pezullimit të veprimtarive të tilla nga ana e shefit të UNMIK-ut Michael Steiner, pas miratimit të një Rezolute për njohjen e vlerave të lutës nga ana e arlamentit të Kosovës.

Për shkak të këtij ndëshkimi, institucionet e Kosovës, kanë humbur mundësinë që të marrin pjesë në takimin e nesërm të Këshillit të NATO-s dhe në konferencën e Paktit të Stabilitetit, që mbahen në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Michael Steiner. Ky i fundit sot zhvillon takim të vecantë me Ministrat e Jashtën të Bashkimit Evropian.

Institucionet e Kosovës shpresojnë se pas këtyre takimeve, do të hapen mundësitë që ato të marrin pjesë në takimet jashtë vendit, e në vecanti në takimin e lartë të BE-së në Selanik gjatë muajit të ardhshëm.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës ka bërë thirrje sot që administrata ndërkombëtare t’I jap fund ndëshkimit tëinstitucioneve. Anëtari I kryesisë së këtij Parlamenti, Fatmir Sejdiu, tha se Rezoluta e Parlamentit për njohjen e vlerave të luftës nuk cënon asnjë komunitet në Kosovë, ndërsa vendimi i UNMIK-ut është shqetësues për këtë fazë të zhvillimeve politike. “Ne dëshirojmë që kjo të mos marrë përmasa të tilla që do të pengojë gravitimin e mëtejshëm të Kosovës në integrimet e përgjithshme të saj në rrjedhat evropiane dhe europerëndimore përgjithësisht dhe natyrisht e quajmë si një pengesë aktuale për casjen e institucioneve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, sikur që kemi rastet konkrete, apo vizitat që do të bëhen këto ditë dhe ditëve të tjera që vijojnë”, theksoi zoti Sejdiu.

Nga ana e saj Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është duke bërë gjithë c’është e mundur që të krijohen rrethanat për pjesmarjen e saj në takimin e Selanikut. Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara thanë ndërkaq se kjo varet nga organizatorët e takimit, cili, tha zëdhënësja e këtij misioni Isabela Carlovitz është në fazën përgatitore.Ajo tha se “shefi i UNMIK-ut gjithmonë është në favor të pjesmarrjes së përfaqësuesve të Institucioneve të përkohshme të vetqeverisjes në zhvillimet ndërkombëtare”.

Sidoqoftë pjesmarrja e institucioneve të Kosovës në takimet jashtë vendit do të varet shumë nga vizita aktuale e zotit Steiner në Bruksel, ndërsa hapja e një mundësie të tillë, pohojnë përfaqësuesit e institucioneve të këtushme, do të kishte shmangur cdo përplasje të panevojshme ndërmjet tyre dhe administratës së Kombeve të Bashkuara. //ss//

XS
SM
MD
LG