Lidhje

Presidenti Bush flet për herë të parë me kryeministrin palestinez - 2003-05-20


Gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të martën me kryeministrin palestinez, Mahmud Abas, Presidenti Bush theksoi nevojën për të luftuar terrorizmin. Këto ishin bisedimet e para që Presidenti Bush zhvillon me kryeministrin palestinez.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit nuk diskutuan rreth çështjeve specifike, por presidenti Bush theksoi përsëri vizionin e tij të një shteti palestinez që jeton në paqe përkrah Izraelit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleicher, Presidenti Bush theksoi pëprsëri nevojën e domosdoshme që të gjitha palët të luftojnë terrorizmin dhe të marrin hapa konkrete për krijimin e kushteteve të prështatshme për paqe e siguri.

Biseda telefonike u zhvillua ndërkohë që një valë e re shpërthimesh vetëvrasëse palestineze dhe sulmesh nga forcat izraelite të sigurimit pasoi paraqitjen e planit të ri të paqes për Lindjen e Mesme, që parashikon krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, kishte në plan të takohej me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë, por e anuloi udhëtimin për shkak të shpërthimeve.

Zoti Flescher tha se Presidenti mbeti i kënaqur me bisedën telefonike 15 minutëshe me zotin Abas. Ai theksoi se presidenti amerikan është i bindur që kryeministri palestinez është një reformist, i cili është i vendosur për aarijen e paqes dhe kupton se e ardhmja e sukseshme e popullit palestinez varet nga lufta kundër atyre që përpiqen të bllokojnë me dhunë procesin e paqes.

Zoti Flescher, i cili e cilësoi bisedën telefonike 15 minutëshe midis dy udhëheqësve si miqësore dhe shpresëdhënëse, tha se kryeministri palestinez i tha presidentit Bush se është i vendosur të reformojë Autoritetin Palestinez dhe t’u japë fund të gjitha akteve terroriste.

Ndërkohë, trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti Beit Hanun i Rripit të Gazës, një zonë kufitare, ku forcat izraelite hynë javën e kaluar për të ndalur sulmet palestineze me raketa kundër Izraelit. Banorë të qytetit thonë se para se të tërhiqeshin, forcat izraelite shkatërruan shtëpi dhe rrugë.

Trupat u tërhoqën në periferi të qytetit, i cili shtrihet në një zonë që Izraeli thotë se do ta kalojë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez nëse të dyja palët bien dakord për zbatimin e planit të ri të paqes.

Takimi i ditës së shtunë midis kryeministrit Sharon dhe homologut të tij palestinez përfundoi pa ndonjë marrëveshje mbi mënyrat për të zbatuar planin e ri të paqes. Zoti Abas dënoi shpërthimet vetëvrasëse, duke thënë se ato nuk u shërbejnë interesave kombëtare palestineze.//kk//

XS
SM
MD
LG