Lidhje

SHBA i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të votojë nesër për projektrezolutën e Irakut - 2003-05-21


Shtetet e Bashkuara bënë thirrje që Këshilli i Sigurimit të zhvillojë nesër votimin lidhur me një projektrezolutë për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Irakut.

Diplomatë që njihen me përmbajtjen e projektrezolutës dhe amendamentet e saj, thonë tani se mendojnë që projetkrezoluta për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Irakut pas pushtimit irakian të Kuvajtit në vitin 1991, mund të miratohet njëzëri.

Mesa duket, shtojcat kanë për synim të zbusin shqetësimet e disa vendeve anëtare të Këshillit, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, të cilat kërkojnë një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara në procesin politik të Irakut.

Projektrezoluta parashikon që koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të mbetet në kontroll të Irakut, derisa atje të marrë pushtetin një qeveri e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.// lk //

XS
SM
MD
LG