Lidhje

Kryeministri i Shqipërisë merr pjesë në një konferencë rajonale në Maqedoni - 2003-05-21


Kryeministri Nano do të marrë pjesë në një konferencë mbi sigurinë dhe menaxhimnin e kujijve që fillon nesër në Ohër. Në takim kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre kryeministrat dhe minstrat e Rendit e të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i Natos George Robertson, përfaqësuesi i lartë i BE për çështjet e sigurisë Javier Solana, bashëkrenduesi i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, etj. Takimi ka për qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar ndërkufitar.

Ndërkohë, po në Ohër zhvillohet një konferencë tjetër e shërbimeve për kontrollinn e brendëshëm të ministrive të Punëve të Brendëshme të vedneve të rajonit. Pjesëmarrësit në takim do të shkëmbejnë përvoja mbi metodat e punës dhe raste konkrete dhe do ta shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një shoqate rajonale për shërbimet e kontrollit të brendëshëm. Takimin e organizon ministria maqeodnase e PB në bashkëpunim me Ambasadën amerikane. Aty pritet pjesëmarrja e shërbimeve nga Shqipëria, Bullgaria dhe ish-republikat e Jugosllavisë.

Në një zhvillim tjetër, Ministria për punë të mbrëndshme në Shkup ka ngritur aktpadi kundër ish-drejtorit të Doganave të Maqedonisë Dragan Daravellski dhe një ish-drejtuesi tjetër të kësaj drejtorie për shkak të dyshimeve se e kanë shpërdoruar postin dhe kanë falsifikuar dokumente zyrtare. Dyshohet se zoti Daravellski ta ketë dëmtuar shtetin për rreth 2 milionë e dyqind mijë Euro.

Zoti Daravellski është anëtar i partisë VMRO-DPMNE tash në opozitë. Bëhet e ditur se ai nuk ndodhet në Maqedoni. //ss//

XS
SM
MD
LG