Lidhje

Katër vende perëndimore mbyllin ambasadat e tyre në Riad - 2003-05-21


Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Italia i kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Arabinë Saudite, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste. Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se kanë informacion të besueshëm se po planifikohen sulme kundër disa objekteve në Arabanë Saudite dhe se ato mund të kryhen në një të ardhme të afërt.

Lajmet bëjnë të ditur se policia saudite ka ngritur postblloqe përreth kryeqytetit Riad dhe qyteteve të tjera të vendit. Italia njoftoi se ambasada e saj në Riad do të qendrojë e mbyllur deri të enjten. Ambasada amerikane tha se konsullatat e Shteteve të Bashkuara dhe vetë ambasada do të qendrojnë të mbyllura deri më 25 maj. //xh//

XS
SM
MD
LG