Lidhje

Tolerancë Fetare në Irak - 2003-05-21


Përmbysja e diktaturës së Saddam Husseinit i solli Irakur lirinë fetare. Kjo u pa në muajin prill kur qindra mijëra qytetarë të sektit musliman shi’it, që në Irak përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë, morrën pjesë në një pelegrinazh vjetor në qytetet e shenjta Qerbela dhe Naxhaf. Kjo ishte hera e parë në tre dekada që shiitët irakianë u lejuan të bëjnë peligrinazh. Mirëpo disa anëtarë të pakicave fetare të Irakut, si myslimanët e sektit suni dhe të krishterët kanë shprehur shqetësim lidhur me ekstremizmin islamik. Disa të krishterë u kanë thenë mediave perëndimore se ata ishin kërcënuar. Ka patur gjithashtu njoftime të pa-konfirmuara për dhunë kundër të anëtarëve të komunitetit të krishterë të Irakut. Një intolerancë e tillë nuk ka vend në Irakun e ri, tha Presidenti Bush në një fjalim para irakiano-amerikanëve. BUSH ACT. “Qofshi suni, shiitë, kurdë, kaldeanë, asirianë, turkmenë, të krishterë, izraelitë apo muslimanë, pa marrë parasysh se çfarë besimi fetar i takoni, liria është dhuratë e Zotit për çdo njeri në çdo vend. Tani që lira po rrënjoset në Irak, populli irakian do të zgjedhë udhëheqësit e vetë dhe qeverinë e tij. Amerika nuk ka për qëllim t’u imponojë irakianëve formën tonë të qeverisë apo kulturen tonë. Por ne do të kërkojmë që në qeverinë e re të dëgjohet zëri i të gjithë irakianëve dhe të mbrohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. ” Disa udhëheqës fetarë irakianë kanë lenë të kuptohet se ata e çmojnë tolerancën fetare. Ayatollah Mohammad Bakr al-Hakim, udhëheqës i muslimanëve shi’it irakianë, i cili kohët e fundit u kthye nga mërgimi në Iran, tha se ndërsa sistemi i ardhshëm qeveritar duhet “të respektojë vlerat islamike”, ai duhet gjithashtu të respektojë “të veçantat e elementëve të ndryshëm të popullsisë irakiane”, përfshirë këtu pakicat fetare. Ky është mesazhi që duhet ta përqafojnë të gjithë irakianët. //ss//

XS
SM
MD
LG