Lidhje

Sekretari amerikan Rumsfeld: Al-Kaida po vepron në Iran - 2003-05-21


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, thotë se udhëheqës të lartë të al-Kaidës, po veprojnë në Iran, por Teherani thotë se akuza të tilla janë pa bazë.

Duke folur sot në Washington, zoti Rumsfeld i zgjeroi më tej komentet që bëri dje, kur u tha gazetarëve se operativët e al-Kaidës me bazë në Iran, patën rol në shpërthimin vetëvrasës të javës së kaluar në Riad.

Sekretari Rumsfeld tha se nuk ka dyshim, që në Iran kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhëheqës të lartë të rrjetit al-Kaida dhe se ata janë aktivë.

Ndërkohë, gazeta "Los Anxhelos Tajms" njofton se pas shpërthimit të Riadit, Shtetet e Bashkuara i ndërprenë për një kohë të pacaktuar të gjitha bisedimet me Iranin.// lk //

XS
SM
MD
LG