Lidhje

Kryeministri Abas kërkon të takohet me një delegacion të grupit Hamas - 2003-05-22


Organizata ekstremiste palestineze Hamas thotë se kryeministri Mahmud Abas ka kërkuar të takohet me një delegacion të këtij grupi. Një zëdhënës i organizatës ekstremiste tha se takimi mund të mbahet këtë javë në Rripin e Gazës, por nuk dha hollësi të tjera.

Deri tani nuk janë bërë komente nga Autoriteti Palestinez rreth këtij njoftimi. Zotit Abas po i bëhet trysni që të ndalë sulmet e dhunëshme kundër objekteve izraelite dhe të çarmatosë grupet ekstremiste palestineze, siç kërkohet nga plpani i ri ndërkombëtar i paqes.

Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë trysni ndaj Izraelit dhe palestinezëve që të zbatojnë planin e paqes.//xh//

XS
SM
MD
LG