Lidhje

Të enjten në Taivan u regjistruan 65 raste infektimi dhe 8 vdekje nga Sarsi - 2003-05-22


Të enjten, Tajvani bëri të ditur për numrin më të madh të infekrimeve brenda një dite nga Sindromi Akut i Rrugëve të Frymëmarrjs, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi kundër udhëtimit në këtë ishull.

Zyrtarë të shëndetësisë në Taipei bënë të ditur sot për 65 raste të tjera infektimi dhe 8 vdekje nga Sarsi. Ekspertë botërorë të shëndetësisë thanë dje se aktualisht Tajvani ka ritmin më të lartë të përhapjes së epidemisë së Sarsit në botë.

Ata bënë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme në këtë ishull. Zyrtarët tajvanezë këmbëngulin se epidemia e Srasit në ishull është vënë nën kontroll.

Ata theksojnë se rritja e ndjeshme e rasteve të infektimit është rrjedhim i procedurave më të mira të kontrollit mjekësor. Por një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Taipei i tha Zërit të Amerikës se mendon që spitalet në Tajvan nuk po marrin masat e nduhura.//xh//

XS
SM
MD
LG