Lidhje

Dënohet terrorizmi ndërkombëtar - 2003-05-22


Me çlirimin e Afganistanit dhe Irakut, Shtetet e Bashkuara zhduken dy regjime aleatë të terroristëve të Al-Qaides. Megjithë këto fitore, kërcnimi terrorist vazhdon dhe asnjë vend i botës nuk është i paprekshem. Më 16 maj, shpërthimet terroriste në Kazablankë të Marokut dëmtuan një hotel, një qendër të komunitetit hebre, konsulatën belge dhe një klub spanjoll. Nga këto sulme terroriste gjeten vdekjen 29 njerëz të pa-fajshem dhe 12 autorët e shpërthimeve vetë-vrasëse. Mes të vrarëve ishin shtetas francezë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Ministri i Brëndshem i Marokut, Mustafa Sahil, tha se sulmet në Marok ishin të ngjashëm me ato të 12 majit në Rijad të Arabisë Saudite, që shkaktuan vdekjen e 34 vetave. Mendohet se prapa këtyre sulmeve ishte rrjeti terrorist al-Kaida. ”Këto akte vrasëse, tha Presidenti Bush, tregojnë edhe një herë se terrorizmi nuk njeh kufij. Këto akte tregojnë se lufta kundër terrorizmit vazhdon. ”Armiqët e lirisë, tha Presidenti Bush, nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre, por as ne nuk po rrimë duar kryq. Nga Pakistani, në Filipine e deri tek Briri i Afrikës ne po i ndjekim terroristët vrasës të al-Qaidës. Deri tani, afro gjysma e udhëheqësve të lartë të kësaj organizate janë kapur ose vrarë. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim ata deri sa t’i sjellim të gjithë para drejtsisë.” Al-Qaida vazhdon të planifikojë sulme. Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të ndihmojnë qeveritë që kanë nevojë për ndihmë në këtë luftë globale. ”Ne, tha Presidenti Bush, do ta zhvillojmë luftën kundër terrorit me durim, përqëndrim dhe vendosmeri. Me ndihmën e një koalicioni të gjërë, ne, vavzhdoi presidenti amerikan, do të bëjmë ç’është e mundur që terroristët dhe përkrahsit e tyre të mos jenë të sigurt në asnjë shpellë dhe në asnjë kend të botës.” //ss//

XS
SM
MD
LG