Lidhje

Presidenti Bush takohet në Teksas me kryeministrin japonez Koizumi - 2003-05-23


Presidenti Bush paralajmëroi se Koreja e Veriut do të ndeshet me masa më të rrepta ndërkombëtare nëse vazhdon të nxisë krizën lidhur me programin e saj bërthamor. Presidenti Bush e bëri këtë paralajmërim sot në Teksas, ku ndodhet edhe kryeministri japonez Junichiro Koizumi, i cili ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për vizitë.

Udhëheqësi amerikan tha se ai dhe miku i tij japonez ishin të një mendimi se bota nuk do t’i lejojë praninë e armëve të shkatërrimit në masë në Korenë e Veriut. Ai tha se nuk duhet të pranohet asgjë më pak sesa eliminimi i plotë dhe i verifikueshëm i armëve bërthamore në Korenë e Veriut.

Zoti Koizumi tha se çështja e armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një sfidë serioze për botën. Udhëheqësi japonez arriti mbrëmë në Shtetet e Bashkuara për bisedime me presidentin Bush.

//ze//

XS
SM
MD
LG