Lidhje

BE kerkon te pershpejtoje perpjekjet për integrim të vendeve të Ballkanit perëndimor - 2003-05-23


Vendet e Ballkanit perëndimor janë aktualisht të vetmet që kanë nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Një pjesë është në fazën e bisedimeve për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit, një pjesë, si Shqipëria është tashmë në këtë stad, ndërsa të tjerat kanë firmosur marrëveshjen, por asnjë nuk është vend kandidat.

Zhvillimet e trazuara në rajonin e Ballkanit kanë bërë që edhe ecuria e procesit të tyre të integrimit të njohë hope. Pas përmbysjes së regjimit të Milloshevicit dhe vendosjes së një qëndrueshmërie më të madhe në rajon, BE në samitin e Zagrebit, në nëntor të vitit 2000 vendosi që procesin e integrimit me këto vende ta quante Asocim Stabilizim, pikërisht për të vënë theksin në nevojën e stabilitetit të zhvillimeve politike dhe ekonomike. Paralel me këtë proces nisi dhe Pakti i Stabilitetit.

Megjithatë me kalimin e kohës, shumë nga vendet e Ballkanit perëndimor nuk ishin të kënaqura nga vëmendja që i kushtohej atyre, përpjekjeve të bëra dhe mbështetjes që kërkonin për problemet e shumta që i karakterizojnë. Me vendimin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, shtetet e rajonit mbetën të vetmet që ende janë në marrëdhënie të prapambetura.

Deklaratat në mbështetje të tyre erdhën duke u rritur. Greqia me marrjen e presidencës së radhës u shpreh hapur për kthimn e vështrimit drejt rajonit.

Ndërsa dy ditë më parë komisioni europian i paraqiti këshillit dhe parlamntit europian një document për një strategji të re. Thelbi i këtij dokumenti qëndron në një partneritet të ri mes BE dhe vendeve të rajonit si dhe përcakton instrumenta shtesë në ndihmë të përshpejtimit të procesit të integrimit. Bëhet fjalë për instrumenta politikë dhe ekonomikë, që do të përshtaten sipas nevojave të secilit vend.

//ze//

XS
SM
MD
LG