Lidhje

NATO, BE, OSBE, Pakti i Stabilitetit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë për kontrollin dhe sigurimin e kufijve - 2003-05-23


Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat përfunduan sot në Ohër një konferencë dy-ditore për kontrollin dhe sigurinë e kufijve, paraqitën hollësitë e një platforme të përbashkët për sigurinë dhe menaxhimin e kufijve. Në këtë platformë theksohet se në bazë të një nisme të NATO-s, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Paktit të Stabilitetit, është punuar me një grup konsultativ për të përgatitur një mënyrë trajtimi të ri të sigurisë dhe menaxhimit të kufijve, në Ballkanin Perëndimor, vecanërisht në ato pjesë të rajonit ku për arsye të vecanta dhe përkohësisht, njësitë ushtarake janë përfshirë në kontrollin e kufirit dhe në operacionet kundër trafiqeve në një periudhë kalimtare. Katër organizatat partnere, NATO, BE, OSBE dhe Pakti i Stabilitetit, kanë rënë dakord për qëllimet e përbashkëta politike, parimet dhe mjetet të cilat u propozohen vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo platformë paraqet udhëzimet për angazhimin e katër partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve në rajon. Një dokument tjetër i quajtur “Rrugë Përpara”, i cili paraqet masa konkrete dhe të veçanta për realizimin e këtyre synimeve përgatitet nga katër partnerët ndërkombëtarë dhe vendet rajonale. Synimet kryesore janë kufijtë e hapur port e sigurtë, bashkëpunimi i ngushtë midis njësive të policisë kufitare dhe njësive ushtarake gjatë periudhës kalimtare dhe stabilizimi i plotë. Parimet kryesore janë kontrolli demokratik I cili bazohet në sigurimin e cilësdo përfshirje ushtarake në meanxhimin e kufijve, përmes legjislacionit, kontrolli dhe komanda e plotë e autoriteteve civile në njësitë që merren me kontrollin e kufijve, përdorimi i njësive ushtarake në mënyrë të kufizuar. Katër partnerët ndërkombëtarë mendojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përdorin një numër instrumentash për kontrollin e kufijve, siç janë mbledhja dhe analizimi i të dhënave, analizimi i kërcënimeve të mundshme, mbajtja e kontrollit civil në veprimtaritë ushtarake, mekanizma nacionale dhe procedura për shkëmbimin e informacioneve. Katër partnerët ndërkombëtarë ofrojnë ndihmë të veçantë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes organizmave të tyre që merren me këto çështje. Katër organizatat partnere janë dakord me atë që bashkëpunimi midis organizatave ndërkombëtare është thelbësor dhe se UNMIK në Kosovë, duhet t’i bashkangjitet atyre. Një grup konsultativ i katër organizatave ndërkombëtare partnere, së bashku me vendet e angazhuara në rajon do të shqyrtojë zbatimin e kësaj platforme të përbashkët.

//ze//

XS
SM
MD
LG