Lidhje

Trupat izraelite vrasin një palestinez të armatosur - 2003-05-23


Trupat izraelite vranë një palestinez të armatosur, ndërkohë që udhëheqësit botërorë përpiqen të çojnë përpara planin e paqes në Lindjen e Mesme, i njohur si harta rrugore drejt paqes.

Ushtria izraelite njoftoi se trupat hapën zjarr kundër palestinezit të shtunën, ndërsa ai përpiqej që hynte në territorin izraelit nga pjesa veriore të Rripit të Gazës. Ushtria tha se personi kishte me vete një pushkë dhe raketa anti-tank.

Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve në Tulkarm dhe arrestuan 3 veta, dy prej të cilëve vullnetarë amerikanë me një grup veprimtar pro-palestinez. Izraeli njoftoi se kishte marë informacione zbulimi se grupe terroriste kishin planifikuar të kryenin sulme nga kampi.

Megjithë dhunën e vazhdueshme, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se vendi i tij është i gatshëm të pranojë planin ndërkombëtar për paqe në Lindjen e Mesme të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që parashikon krijimin e shtetit palestinez deri në vitin 2005. Zoti Sharon tha se do t’ia paraqesë dokumentin kabinetit të tij për miratim ndoshta të dielën. Kabineti pritet ta miratojë planin, megjithë kundërshtimin e disa ministrave, të cilët thonë se plani do të inkurajojë sulme terroriste kundër izraelitëve.

Presidenti Bush e cilësoi si përparim deklaratën e zotit Sharon dhe tha se tani po shqyrton mundësinë e bisedimeve tri drejtimore me zotin Sharon dhe Kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbaz, për ta çuar përpara procesin e paqes.

Në bazë të plani do të krijohet një shtet i pavarur palestinez deri në vitin 2005, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit. Palestinezët e pranuan menjëherë planin e paqes, por Izraeli shprehu rezervime rreth 15 pikave të planit. Izraeli thotë gjithashtu që qeveria e re palestineze duhet të shtypë ekstremistët që fshihen pas shpërthimeve të përsëritura vetëvrasëse, para se të ecet përpara me planin e paqes. //kk//

XS
SM
MD
LG