Lidhje

Në Gjermani, social-demokratët në pushtet të kancelarit Shrëder korrin fitore - 2003-05-25


Anketat e opinionit me zgjedhësit që dilnin nga qendrat e votimit në zgjedhjet rajonale në qytetin-shtet Bremen të Gjermanisë perëndimore, tregojnë se social-demokratët në pushtet të kancelarit Gerhard Schroeder korrën një fitore, që do të shërbejë si ngritje e moralit.

Parashikimet sipas televizionit ZDF tregojnë se social-demokratët fituan 43 përqind të votave, ndërkohë që kristian-demokratët konservatorë të opozitës kishin fituar 28 përqind dhe partia e gjelbërt 14 presje 5 përqind.

Ndërkohë, votuesit në Spanjë po zgjedhin përfaqësues në më shumë se 8 mijë e 100 bashki dhe parlamentet në 13 prej 17 rajoneve të Spanjës. Partia socialiste e opozitës shpreson të përfitojë nga rënia e popullaritetit të kryeministrit Jose Maria Aznar, për të marë nën kontroll legjislaturat rajonale nga konservatorët.

//ze//

XS
SM
MD
LG