Lidhje

Tiranë: USIAD--Shqipërisë i mbetet ende punë për të bërë në luftën kundër trafikut të fëmijëve - 2003-05-26


USAID do të japë një kontribut prej 1.7 milion dollarësh për një projektin “Aksioni i ri Ndërshtetëror kundër trafikimit të fëmijëve” i cili në total kap shumën prej 2.4 milion dollarësh për një periudhë trevjecare. Usaid nënshkroi sot një deklaratë partneriteti me një nga shoqatat vullnetare zvicerane Terre des Hommes të njohura për aktivitetin e tyre në mbrojtje të fëmijëve.

Administratori i USAID Andrew Natsios foli për një gjendje shqetësuese të nivelit të trafikut të fëmijevë në Shqipëri. Afërisa e saj me vendet e zhvilluara të komunitetit europian veçanërisht me Italinë dhe Greqinë e kombinuar kjo me kufijtë poroz dhe të korruptuar e ka bërë Shqipërinë një treg ilegal kryesor për tregtinë e urryer të qënieve njerëzore sidomos të fëmijëve, tha zoti Natsios. "Në disa vende si Shqipëria lufta kundër trafikantëve pengohet nga indiferenca zyrtare, korrupsioni qeveritar dhe disa herë nga bashkëpunimi me trafikantët. Edhe pse në Shqipëri ka patur progress, trafikimi i fëmijëve vazhdon të lulëzojë për arsye të varfërisë ekstreme, papunësisë, krimit të organizuar, mungesës së edukimit për të drejtat e njeriut, pabarazisë social ekonomike, shkeljes së të drejtave". Sipas zotit Natsios fëmijët e familjeve të margjinalizuara janë veçanërisht të papmbrojtur nga shitja prej të afërmve të tyre dhe manipulimi prej trafikanëtve ndërkohë që autoritetet e zbatimit të ligjit tregojnë pak kujdes për mirëqënien e tyre.

Megjithëse njohu progresin e bërë nga Shqipëria kundër fenomeneve të trafikut të qënive njerëzore, administratori i Usaid u shpreh se duhen ende shumë për tu bërë: "Ligjet e mira nuk mjaftojnë. Ligjet duhet të zbatohen dhe trafikantët duhet të futen në burg. Dhe puna duhet bërë edhe në nivel lokal për t’u treguar familjeve se çfare abuzimi i tmerrshëm është ky fenomen", deklaroi zoti Natsios.

Nga ana e tij ministri shqiptar i shtetit Blendi Klosi, tha se qeveria shqiptare e konsideron si një përparësi të veprimit të saj luftën kundër trafikut të qënive njerëzore e vecanërisht të fëmnijëve dhe se është e angazhuar që të crrënjose këtë fenomen. //ss//

XS
SM
MD
LG