Lidhje

Kina, Rusia i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të mos prodhojë armë bërthamore - 2003-05-27


Presidenti kinez, Hu Gjintao, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, i kërkuan Koresë së Veriut të mos prodhojë armë bërthamore dhe i bënë thirrje Uashingtonit të mos përdorë forcën për zgjidhjen e krizës.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë në mbarim të bisedimeve të së martës në Kremlin, dy presidentët i bënë gjithashtu thirrje botës ta përqendrojë vemendjen te qendrueshmëria dhe gjendja humanitare në Irak.

Presidenti Putin tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë në nivelin më të lartë. Zyrtarë rusë thanë se dy udhëheqësit diskutuan mbi tregëtinë dhe bashkëpunimin ekonomik, përhapjen e SARS-it dhe një projekt për ndërtimin e një naftsjellësi nga Siberia lindore në qytetin Taçin të Kinës.

Presidenti kinez Hu pritet të ecë në gjurmët e paraardhëeit të tij, Gjiang Xëmin drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë. Në vitin 2001, Moska dhe Pekini nënshkruan një traktat miqësie, i pari dokument i këtj lloji që nga viti 1950, kur Stalini dhe Mao ce Duni krijuan një aleancë sovjeto-kineze.

Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit për zotin Hu, që kur u bë kryetar shteti. Udhëheqësi kinez tha se vendosi që vizitën e parë ta bëjë në Rusi, për të vënë në dukje se sa të rëndësishme janë për të marrëdhëniet me Moskën.

Nga Rusia, zoti Hu do të shkojë në Evian të Francës, ku do të marrë pjesë në një takim të vendeve të pasura dhe të varfra, organizuar nga Grupi I Shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusia. Ndalesat e fundit të udhëtimit të tij 11 ditësh do të jenë Kazakistani dhe Mongolia.//kk//

XS
SM
MD
LG