Lidhje

Kryeministri britanik Bler do të shkojë në Irak - 2003-05-28


Kryeministri britanik Toni Bler tha se do të shkojë në Irak këtë javë. Duke folur me gazetarët që ndodheshin në avion me të, gjatë udhëtimit për në Kuvajt, zoti Bler tha se dëshiron t’i falënderojë personalisht trupat britanike për rolin e tyre në përmbysjen e Sadam Husseinit. Kryeministri britanik do të jetë udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Irakun, pas mbarimit të luftës. Zoti Blair nuk tha se kur saktësisht do të shkojë në Irak. Të mërkurën ai mbërriti në Kuvajt për takime me me emirin e këtij vendi, sheikun Jaber Al Ahmed Al Sabah.//kk//

XS
SM
MD
LG