Lidhje

Arabi Saudite: 5 persona nën arrest në lidhje me sulmet në Riad - 2003-05-28


Zyrtarët sauditë thonë se kanë arrestuar të paktën 5 persona të dyshuar në lidhje me sulmet vetëvrasëse dy javë më parë në Riad. Një nga personat e dyshuar mendohet të jetë organizator i dy shpërthimeve vdekjeprurëse me bombë të 12 majit në Riad, nga të cilat gjetën vdekjen 34 vetë, përfshirë edhe 8 amerikanë. Ministri i Brendshëm saudit tha se autoritetet kanë bërë disa arrestime në lidhje me sulmet, por shton se zyrtarët nuk do të nxitohen të japin hollësitë. Zyrtarët amerikanë dhe ata sauditë fajësojnë al-Kaidën për sulmet, të cilat shkatërruan tre komplekse strehimi të banuar kryesisht nga shtetas perëndimorë.//kk//

XS
SM
MD
LG