Lidhje

Irani u kërkon të gjitha vendeve myslimane të dënojnë terrorizmin - 2003-05-28


Presidenti i Iranit, Mohammed Khatami, u kërkoi të gjitha vendeve myslimane që të dënojnë terrorizmin. Presidenti Khatami i bëri këto komente të mërkurën në fillim të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës Konferenca Islamike. Udhëheqësi iranian tha se terrorizmi dhe fanatizmi kanë shtrembëruar kuptimin e fesë. Por në komentet që u referoheshin Shteteve të Bashkuara, ai kritikoi ashpër ato që i cilësoi si veprime të njëanëshme kundër terrorizmit dhe fanatizmit. Presidenti Khatami gjithashtu bëri thirrje që në Irak të vendoset sa më shpejt një qeveri e zgjedhur nga populli dhe përsëriti mbështetjen e vendeve myslimane për çështjen e popullit palestinez. //kk//

XS
SM
MD
LG