Lidhje

Kalendari Historik, 29 maj - 2003-05-29


Më 29 maj të vitit 1865, Presidenti Endrju Xhonson shpalli programin e parë të amnistisë, pas luftës Civile Amerikane. Programi i tij e zgjeroi edhe më shumë faljen presidenciale, duke përfshirë shumicën e individëve që kishin marrë pjesë në kryengritjen e shteteve të Jugut kundër Unionit.

Nga kjo amnisti përjashtoheshin 14 kategori personash, përfshirë oficerët e lartë të ushtrisë së konfederatës, disa zyrtarë të caktuar të qeverisë së saj civile të jugut dhe banorë të kofederatës, që kishin pasuri të taksueshme, me vlerë prej më shumë se 20 mijë dollarësh.

Historiani Pol Berzheron thotë se synimi i presidentit Xhonson ishte të përshpejtonte procesin e pajtimit kombëtar, një objektiv ky i programit të rindërtimit që ishte caktuar nga paraardhësi i tij, Abraham Linkoln.

Profesori Berzheron shton se presidenti Xhonson, vetë ishte nga jugu, por ishte kundër shkëputjes, ai dëshironte të shihte të përfunduar rindërtimin e shteteve të jugut.

”Nuk ka dyshim se presidenti Johnson shihej me simpati nga shumë banorë të Jugut, megjithëse ai ishte në të njëjtën kohë me sa duket edhe kundërshtar i udhëheqësve të konfederatës. Ai theksonte në mënyrë të prësëritur se ata ishin fajtorë për tradhëti ndaj kombit dhe se tradhëtia ishte e urrejtshme e duhej ndështkuar.”-thotë historiani.

Qendrimi pajtues i presidentit Xhonson ndaj Jugut çoi më në fund në një përpjekje të pasukseshme të të ashtuquajturve republikanë radikalë në kongres për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Republikanët radikalë dëshëronin të ndëshkonin ashpër shtetet e jugut për rebelimin e tyre kundër unionit.

Më 29 maj të vitit 1934, kongresi i Shteteve të Bashkuara shfuqizoi të ashtuquajturin Amendamenti Platt, një masë kjo që u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara të drejtën e vetos ndaj disa çështjeve të brendshme dhe të jashtme të Kubës.

Kongresi e miratoi amendamentin Platt në vitin 1901, kur dukej se në Kubë mbizotëronte anarkia. Kuba sapo kishte shpallur pavarësinë, pasi Shtetet e Bashkuara fituan luftën amerikano spanjolle.

Anëtarët e Kongresit shqetësoheshin se pa një qeveri të qendrueshme, Kuba mund të binte nën kontrollin e një vendi jashtë hemisferës perëndimore. Kubanët nuk e pëlqyen këtë vendim, por i pranuan kufizimet ekonomike dhe politike të vëna ndaj vendit të tyre.

Amandamenti Platt dhe masa të tjera të tilla u hoqën kur Franklin Ruzvelt u zgjodh president në vitin 1932. Presidenti Ruzvelt mbështeti me forcë një politikën e mosndërhyrjes, përfshirë shfuqizimin e Amendamentit Platt.// lk // B

XS
SM
MD
LG