Lidhje

Grupi i Krizave propozon kontratë civile mes shqiptarëve dhe serbëve - 2003-05-29


Një organizatë e pavarur ndërkombëtare që vëzhgon përpjekjet për të parandaluar konfliktet në gjithë botën, bëri thirrje për një formulë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave propozon krijimin e një kontrate civile midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe të Kosovës, sipas së cilës qeveria e Kosovës e kryesuar nga shqiptarët do të respektonte të drejtat e veçanta të pakicave, ndërsa serbët nga ana e tyre, do të njihnin autoritetin e qeverisë civile.

Grupi e cilëson një marrëveshje të tillë si të vetmen rrugë për të parandaluar ndarjen e Kosovës në baza të përkatësisë etnike. Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se aktualisht, shqiptarëpt nuk pranojnë asgjë më pak se pavarësinë e Kosovës, kurse serbët thonë se një gjë e tillë do t’i linte ata të pambrojtur dhe ngulin këmbë që Kosoava të mbetet pjesë e Serbisë.

Organizata propozon një strukturë stimuluese që do të garantonte të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe i bën politikanët në të gjitha nivelet përgjegjës para zgjedhësve.

Ajo propozon hartimin e një karte, ku të përvijohen të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe krijimin e një strukture juridike që do të garantonte respektimin e këçtyre të drejtave, do të ndkrijonte besimin midis dy komunteteve dhe do të çonte në bashkëpunim.//kk//

XS
SM
MD
LG