Lidhje

Presidenti Bush heq kufizimet e fundit ndaj ish-Jugosllavisë - 2003-05-29


Presidenti Bush shfuqizoi një vendim të marrë në fillim të viteve 1990, që përcaktonte bazat për vendosjen e sanksioneve ndaj ish Jugosllavisë.

Sanksionet u pezulluan në vitin 1995 dhe u hoqën krejtësisht 6 vjet më pas, por urdhri për raste emergjente kombëtare pas këtyre sanksioneve kishte mbetur në fuqi deri të enjten.

Në një letër drejtuar Kongresit, Presidenti Bush thotë se po e shfuqizonte urdhrin për shkak të angazhimit të fortë që zyrtarë të lartë në Serbi e Mal të Zi kanë treguar ndaj reformave politike dhe ekonomike.//kk//

XS
SM
MD
LG