Lidhje

Presidenti Bush niset për takimin e tetëshes në Francë - 2003-05-29


Presidenti Bush niset sot për në Evropë, ku do të ndjekë takimin e nivelit të lartë ekonomik të 7 vendeve të industrializuara të botës dhe Rusisë, para se të shkojë në Lindjen e Mesme për bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

Zoti Bush do ta presi shkurt qendrimin e tij në takimin e nivelit të lartë të tetëshes në Evian të Francës, për të shkuar në Lindjen e Mesme. Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit amerikan në rajon, që kur mori presidencën dhe takimi i tij i parë i drejt për drejtë me Kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbaz.

Shtëpia e Bardhë thotë se të mërkurën e ardhëshme do të zhvillohet një takim tri palësh i nivelit të lartë mes zotit Bush, zotit Abbaz dhe Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, synimi i të cilit është nxitja e izraelitëve dhe palestinezëve që të vënë në jetë të ashtuquajturën “hartë rrugore” për paqen.//ic//

XS
SM
MD
LG