Lidhje

Kalendari Historik, 26 maj - 2003-05-29


Më 26 maj të vitit 1927, uzina e automobilëve Ford, përfundoi prodhimin e 15 milionë makinave të para të llojit T, një autoveturë mjaft popullore për atë kohë, për arsye të çmimit të përballueshëm nga njerëzit e thjeshtë.

Automobili T kushtonte më pak se 1 mijë dollarë, dhe thuajse çdo punëtor në Amerikë mund ta blente pa vështirësi. Automobili i llojit T u bë jo vetëm simbol i firmës Ford, por shënoi edhe fillimin e epokës së automobilëve.

Më 26 maj 1854, Kongresi Amerikan miratoi ligjin Kansas-Nebraska, me synimin për të zbutur debatin e ashpër rreth skllavërisë. Ky ligj e linte çështjen e skllavërisë në duart e qytetarëve të territoreve të Nebraskës dhe Kansasit.

Pas fushatave me dhunë, banorët e këtyre territoreve votuan për anëtarësim në bashkim, si shtete të lira e pa skllevër. Por disa historianë e shohin ligjin Kansas-Nebraska si një dështim, pasi ai nuk zbuti përçarjen rreth çështjes së skllavërisë, përkundrazi ligji ashpërsoi tensionet midis elementëve pro dhe kundër skllavërisë.

Ligji Kansas-Nebraska gjithashtu dëmtoi përpjekjet e kujdesshme prej disa dekadash në Kongres për të vonuar ose shmangur një vendim mbi këtë çështje delikate. Ky ligj ishte një prej faktorëve që çoi në zgjedhjen më 1880 të presidentit kundër skllavërisë, Abraham Linkoln, dhe në luftën civile amerikane, që filloi më 1861.// lk //

XS
SM
MD
LG