Lidhje

Kalendari Historik, 27 maj - 2003-05-29


Më 27 maj të vitit 1929, gjykatësi Oliver Uendell Holms i Riu, veproi në përputhje me emrin që i kishte dalë si disident i madh në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Ishte fjala për apelimin e një vendimi të qeverisë amerikane për t’i mohuar shtetësinë amerikane hungarezes Rosa Shuimmer, për shkak të ideve të saj pacifiste.

Gjykata e mbështeti këtë vendim të qeverisë. Lidhur me mospajtimin e tij me vendimin e gjykatës, zoti Holmes shkruante:

“Nëse ka ndonjë parim të kushtetutës që kërkon në mënyrë të domosdoshme më tepër se çdo parim tjetër miratimin e këtij apelimi, është parimi i lirisë së mendimit, jo i lirisë së mendimit për ata që pajtohen me ne, por liri për mendimet që ne urrejmë.”

Disa studiues të kushtetutës vlerësojnë se gjykatësi Holms e fitoi emrin e tij si disident i madh, jo për shkak të numrit të opinioneve të tij të kundërta, por për shkak të rëndësisë së madhe që ato kishin. Shumë prej pikëpamjeve të tij lidhur me pakicat u mbështetën më vonë në vendimet e Gjykatës së Lartë, veçanërisht ato që kishin të bënin me lirinë e fjalës.

Më 27 maj të vitit 1937, presidenti Franklin Ruzsvelt përuroi urën "Golden Geit" në Kaliforni. Ura lidh San Franciscon me rrethinat veriore të këtij qyteti në komunën e Marin-it dhe me Bregun Qendror të Kalifornisë.

Ura 2 kilometra e gjysmë e gjatë, shpesh e mbuluar nga mjegulla, kalon mbi të ashtuquajturën "Porta e Artë", një gji ky i trazuar, që lidh Gjirin e San Franciscos me Oqeanin Paqësor.

Dy kullat prej çeliku të kësaj strukture, secila 227 metra e lartë, janë kullat më të mëdha të urave të botës.// lk //

XS
SM
MD
LG