Lidhje

Kalendari Historik, 28 maj - 2003-05-29


Më 28 maj të vitit 1968, senatori Juxhin MecKarthi korri një fitore të papritur ndaj senatorit Robert Kenedi, në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë Demokrate në shtetin Oregon.

Zoti McCarthy ishte kandidati i parë presidencial i rëndësishëm që kundërshtonte publikisht luftën në Vietnam. Kjo ishte humbja e parë në zgjedhje nga një anëtar i familjes Kennedi në 30 zgjedhje të njëpasnjëshme paraprake dhe të përgjithshme që nga viti 1946.

Humbja e befasoi senatorin liberal, që po krijonte një mbështetje të gjerë për të fituar emrimin si kandidat i Partisë Demokrate për president të Shteteve të Bashkuara.

Një ditë pas humbjes së tij Oregon, ”Bobbi” Kennedi, vëllai më i ri i presidentit të vrarë Xhohn F. Kennedi, u tha gazetarëve se humbja në Oregon, ishte një pikë kritike e fushatës së tij.

Ai tha se vendimi për të vazhduar fushatën apo jo do të varej nga rezultati i zgjedhjeve paraprake të 4 qershorit në Kaliforni një javë më vonë. Senatori Kennedi i fitoi këto zgjedhje paraprake, por u qëllua për vdekje, disa çaste pas fjalimit të tij me rastin e fitores në Los Anxhelos.

Më 28 maj të vitit 1830, presidenti Endrju Jackson nënshkroi aktin për zhvendosjen e Indianëve.

Kjo masë nënkuptonte dëbimin e indianëve nga territoret e tyre pyjore në lindje e në jug të vendit dhe dërgimin e tyre në një territor të sapokrijuar indian në Oklahoma në perëndim.

Presidenti Xhekson mendonte se kishte arësye të forta për risistemimin e indianëve, përfshirë konfliktet ndërmjet indianëve dhe të bardhëve. Disa prej këtyre konflikteve ishin rezultat i vendosjes së paligjshme të të bardhëve në rezervatet indiane të garantuara përmes traktateve të nëshkruara nga qeveria.

Trysnia politike për të zhvendosur indianët u rrit edhe më tepër, kur u zbuluan rezerva ari në territorin Sheroki të Gjeorgjisë në vitin 1829. Akti i Zhvendosjes së Indianëve nuk mori parasysh traktatet me fiset Koktas, Çikasas, Creeeks, Sherokees dhe Seminolët.// lk //

XS
SM
MD
LG