Lidhje

Blair:në Irak do të gjenden të dhëna rreth armëve të ndaluara - 2003-05-30


Kryeministri britanik, Toni Blair, tha se nuk ka dyshim që në Irak do të gjenden të dhëna rreth armëve të ndaluara. Zoti Blair tha të premten, gjatë një vizite në Varshavë, se do të ishte me të vërtetë absurditet të mendohet se qeveria e tij u kishte kërkuar agjencive të zbulimit të trillonin të dhëna rreth armëve irakiane të shkatërrimit nëmasë.

Në Britani qarkullojnë njoftime se zyrtarë të paidentifikuar të zbulimt kanë thënë se atyre u ishte kërkuar të falsifikonin raportet rreth armëve irakiane. Zoti Blair tha se kritikët duhet të tregojnë pak durim përsa i përket procesit të kërkimit për armë të ndaluara, pasi aktualisht përparësia kryesore është rindërtimi i Irakut.

Dje, sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld, thotë se mendon që forcat amerikane në Irak do të gjejnë armë të shkatërrimit në masë. Sekretari Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara nuk e pushtuan Irakun nën pretendime të rreme. Ai tha se Uashingtoni është i bindur që regjimi i përmbysur irakian ka patur armë kimike e biologjike, si edhe një program për zhvillimin e armëve bëthamore.

Forcat e koalicionit kanë gjetur deri tani, dy automjete që duken si laboratore të lëvizëshme armësh biologjike, por ato ende nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë. Kjo ka nxutr kritika se akuzat amerikane që regjimi i Saddam Husseinit kishte armë të tilla, nuk ishin të sakta.//xh//

XS
SM
MD
LG