Lidhje

Blair: Pa dyshim. në Irak do të gjenden të dhëna për armë të ndaluara - 2003-05-30


Kryeministri britanik, Toni Blair, tha se nuk ka dyshim që në Irak do të gjenden të dhëna rreth armëve të ndaluara. Zoti Blair tha sot, gjatë një vizite në Varshavë, se do të ishte me të vërtetë absurditet të mendohej se qeveria e tij u kishte kërkuar agjencive të zbulimit të trillonin të dhëna rreth armëve irakiane të shkatërrimit nëmasë.

Në Britani qarkullojnë njoftime se zyrtarë të paidentifikuar të zbulimt kanë thënë se atyre u ishte kërkuar të falsifikonin raportet rreth armëve irakiane.

Zoti Blair tha se kritikët duhet të tregojnë pak durim përsa i përket procesit të kërkimit për armë të ndaluara, pasi aktualisht përparësia kryesore është rindërtimi i Irakut.

Komandanti i marinsave amerikanë, gjeneral-leitnant Xhejms Konuei, tha se është habitur që forcat e koalicionit ende nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë në këtë vend. Gjenerali Konuei u tha gazetarëve se është tepër shpejt të thuhet se shërbimi amerikan i zbulimit ka qenë i gabuar. Mirëpo, ai shtoi se zyrtarë amerikanë të zbulimit gabuan para luftës, kur thanë se trupat irakiane do të sulmonin forcat e koalicionit me armë kimike.// lk //

XS
SM
MD
LG