Lidhje

Nesër fillojnë festimet për 300-vjetorin e Shën Petërburgut - 2003-05-30


Mbi 40 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në festimet për 300 vjetorin e qytetit të Shën Peterburgut. Mes tyre janë edhe udhëheqësit e disa vendeve kryesore të Kombeve të Bashkuara që mbajtën qëndrime të kundërta lidhur me luftën në Irak.

Kryeministri britanik Tony Blair, presidenti francez Zhak Shirak dhe kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, mbërritën atje sot, për të marrë pjesë në festime, së bashku me Presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqës të tjerë botërorë.

Presidenti Bush do të mbërrijë në Shën Peterburg nesër, në kuadër të një jave të ngjeshur me veprimtari diplomatike ndërkombëtare.

Udhëheqësit më të rëndësishëm botërorë do të shkojnë të dielën në Francë, për takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes.// lk //

XS
SM
MD
LG