Lidhje

Presidenti Bush në Francë për takimin  e tetëshes - 2003-05-30


Presidenti Bush arriti në qytetin turistik francez Evian për takimin ekonomik të nivelit të lartë të 7 vendeve më të industrializuara plus Rusisë.

Presidenti Bush shpreson të riparojë marrëdhëniet me presidentin francez Zhak Shirak dhe me udhëheqësit e tjerë evropianë që e kundërshtuan luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Sot zoti Bush u takua në Shën Peterburg të Rusisë me Presidentin rus Vladimir Putin. Dy udhëheqësit riafirmuan marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe shkëmbyen marrëveshjet e ratifikimit për Traktatin e Pakësimit të Armëve Strategjike Ofensive midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Traktati pakëson ndjeshëm arsenalet bërthamore të të dy vendeve.

Presidenti Bush shkoi në Rusi me mesazhin se Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me Evropën për ta shpëtuar botën nga terrorizmi.

Me pare, Presidenti tha në një fjalim në Krakov të Polonisë se Shtetet e Bashkuara duan një aleancë të fortë në NATO dhe janë të angazhuara për një Evropë të bashkuar.

Ai tha se tani nuk është koha “për të nxitur përçarjet në një aleancë të madhe”, por për t’u bashkuar kundër “një armiku të ri”, të cilin ai e përshkroi si “një kombinim vdekjeprurës të grupeve terroriste dhe shteteve të paligjshme që kërkojnë armë të shkatërrimit në masë”.

Nesër në mbrëmje Presidenti Bush niset për në Lindjen e Mesme për diskutime mbi planin e paqes për rajonin.//ii

XS
SM
MD
LG