Lidhje

Presidenti Putin lavdëron rezolutën e re të OKB-së dhe bën thirrje për lidhje më të forta ndërmjet Rusisë e Evropës - 2003-05-31


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përshëndeti rezolutën më të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun dhe i bëri thirrje Evropës që të vazhdojë marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Pas një takimi të nivelit të lartë me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian, presidenti rus falenderoi presidentin Bush për kompromisin që bëri për rezolutën e arritur javën e kaluar. Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e kryeministrit britanik, Tony Blair, për ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Po të djelën, Zoti Putin u takua me udhëheqësit evropianë në Shën Petërburg për të diskutuar mbi bashkëpunimin midis Rusisë dhe Evropës. Udhëheqësit u zotuan të punojnë për krijimin e kushteve për udhëtim pa viza për rusët. Zoti Putin shprehu shqetësimin se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të krijojë një mur midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Zyrtarët disktuan gjithashtu rreth gjendjes në republikën separatiste të Çeçenisë, bashkëpunimit ekonomik dhe vërshimit të drogave nga Afganistani në Evropë.

Udhëheqës evropianë dhe botërorë janë mbledhur në Shën Petërburg për të marrë pjesë në festimet me rastin e 300-vjetorit të krijimit të qytetit. Ky qytet u themelua nga Cari Pjetri i Madh si një lidhje me perëndimin dhe ishte kryeqytetet i vendit deri në revolucionin komunist të vitit 1918. //az//

XS
SM
MD
LG