Lidhje

Bush: Forcat amerikane kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak - 2003-05-31


Presidenti Bush tha se forcat amerikane në Irak kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë, të cilat ishin arsyeja kryesore që Shtetet e Bashkuara filluan luftën në këtë vend.

Në komentet që bëri të premten për televizionin polak, presidenti Bush citoi veçanërisht 2 kamjonë me pajisje, që u gjetën në Irakun verior për të cilët ekspertë të zbulimit amerikan thanë se ishin laboratore për armë biologjike.

Zoti Bush tha se pretendimet se forcat amerikane nuk kanë gjetur armë të ndaluara në Irak janë të gabuara, madje ai parashikoi se së shpejti do të gjehen armë të tjera të ndaluara.

Këto komente presidenti i bëri ndërkohë që kritikët vunë në pikpyetje pretendimet e administratës së tij se Iraku kishte ende programe aktive për të prodhuar armë kimike, biologjike dhe bërthamore në kohën e ndërhyrjes së forcave të udhëhequra nga amerikanët në muajin mars. Një kimist irakian i tha Zërit të Amerikës këtë javë se Iraku ndaloi prodhimin e armëve kimike pas luftës së Gjirit Perik më 1991.

Disa zyrtarë të zbulimit amerikan janë ankuar se administrata e presidentit Bush shtrembëroi dhe ekzagjeroi njoftimet e zbulimit për ta bërë Irakun që të dukej se përbënte rrezik më të madh se sa ishte në fakt.

Në përgjigje, drejtori i CIA-s, George Tenet, bëri dje një deklaratë të rallë, duke mbrojtur besueshmërinë e zgjencisë së tij.

Zoti Tenet tha se roli i agjencisë së tij është, siç u shpreh ai, që ta njoftojë gjendjen ashtu siç e shikon. Ai shtoi se integriteti i procesit të agjencisë së tij u ruajt në peridhën e pas luftës në Irak dhe se çdo sugjerim për të kundërtën është thjeshtë i gabuar.

Deri më sot, autoritetet amerikane nuk kanë thënë në se janë gjetur armë kimike, biologjike dhe bërthamore në Irak.

CIA njoftoi se prodhimi i armëve biologjike ishte e vetmja arsye llogjike, për të cilën mund të përdoreshin dy kamjonët, që u përmendën nga presidenti Bush. Por CIA vuri në dukje se në këto kamjonë nuk kishte gjetur gjurmë të patogjenëve të ndaluar.//kk//

XS
SM
MD
LG