Lidhje

Ullfouic: ndryshimet në stacionimin e trupave amerikane mund ta bëjnë Korenë e Jugut më të mbrojtur - 2003-06-01


Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, thotë se ndryshimet në stacionimin e trupave amerikane mund ta bëjnë Korenë e Jugut më të mbrojtur ndaj kërcënimeve nga ana e Koresë së Veriut.

Zoti Wolfowitz u tha sot trupave amerikane në Korenë e Jugut se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut kanë shansin të përforcojnë mbrojtjen e tyre kundër Koresë së Veriut.

Zoti Wolfowitz, zyrtari më i lartë i Pentagonit që viziton Azinë Lindore që nga fillimi i madatit të Adminsitratës së Presidentit Bush, i bëri komentet në Camp Greaves, pranë zonës së çmilitarizuar e cila ndan Korenë e Veriut nga ajo e Jugut.

Komentet e tij u bënë pasi Presidenti Bush dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkuan Koresë së Veriut të braktisë programin e saj të armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG