Lidhje

Politika e taksave: fitore për Presidentin? - 2003-06-01


Presidenti Bush duket se shënoi një fitore të madhe në politikën e brendshme kur nënshkroi projektligjin mbi shkurtimin e taksave që ai pret të nxisë rritjen e ekonomisë amerikane.

Ekonomistët janë skeptikë nëse ishte apo jo i matur ky shkurtim taksash, por këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë parashikojnë se do të paguajnë një çmim politik ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ligji i nënshkruar nga presidenti Bush do të shkurtojë taksat në një masë prej 330 miliardë dollarësh në dhjetë vitet e ardhshme.

Kjo është ulja e tretë e taksave e ndërmarrë nga administrata e presidentit Bush në një perpjekje për të rigjallëruar ekonominë dhe për të krijuar vënde të reja pune:

”Duke krijuar kushtet që amerikanët të kenë me tepër për të shenzuar, për të kursyer dhe për të investuar, ky ligj i jep nxitje një ekonomie në rigjallërim, tha presidenti.”

Presidenti Bush shpreson se uljet e taksave do të rigjallërojnë ekonominë. Por edhe nëse ato nuk do të kenë sukses, administrata shpreson se votuesit do të mbajnë mend çeqet që do të marrin nga kjo ulje dhe që do të mbërrijnë në duart e tyre pak para fushatës se zgjedhjeve presidenciale.

Alan Lichtman është historian i presidentëve amerikanë në Universitetin Amerikan në Uashington:

” Asnjë president nuk është rizgjedhur kur ekonomia ka qenë në një situatë ngadalësimi. Presidenti Bush e di këtë fakt dhe po përpiqet me gjithë forcat për t’i dhënë ekonomisë nje nxitje në atë shkallë sa kjo ta ndihmonte për të fituar zgjedhjet e vitit 2004.”

Tani që presidenti vlerësohet lart në anketat e opinionit për çështjet e sigurimit kombëtar dhe politikën nderkombëtare, opozita demokratike i ka përqendruar kritikat e saj në ekonomonë e dobët si mjetin më të mirë apo shpresën e vetme për të mundur Presidentin Bush ne Zgjedhjet e 2004.

Senatori i shtetit Konetikat, Xho Liberman është njëri nga nëntë kandidatët demokratë për emërimin presidencial. Ai i tha televizionit Foks Njuz se fitimet afatshkurtra që do te sillnin zbritjet e taksave, në fund të fundit do të zbeheshin përballë problemeve buxhetore që do te sillnin këto zbritje:

”Problemi është se ata po vënë në lojë paratë tona. Ne jemi duke u futur ne borxhin më të madh ne historinëe vendit tonë. Këto para vijnë nga fonde të shërbimit shëndetsor dhe të pensioneve. Do të jemi ne dhe fëmijët tanë që do të duhet të paguajmë këtë borxh.”

Shumica e ekspertëve politikë mendojnë se demokratët do të perpiqen të përsërisin fushatën elektorale të vitit 1992 kur demokrati Bill Klinton shfrytëzoi çështjet ekonomike për të mposhtur presidentin e atëhershëm Xhorxh Bush, babain e presidentit të tanishëm.

Stjuart Rothenberg, një analist i pavarur politik në Uashington shprehet:

”Unë mendoj se demokratët do të përpiqen të përsërisin 92-shin. Ata do të pranojnë suksesin e presidentit në politikën e jashtme por ata do t’i drejtohen publikut me të njëjtën shprehje që përdori Klintoni gjatë fushatës elektorale të vitit 1992 kur u thoshte njerëzve se gjithë problemi qendron te ekonomia.”

Në vitin 1992, i ati i presidentit u përball me kritika nga të dyja anët, nga të majtët dhe të djathtët. Disa konservatorë u ndien të tradhëtuar sepse presidenti i vjetër Bush nuk përmbushi premtimin për të ngritur taksat si pjesë e marrëveshjes me kongresin ne vitin buxhetor 1990.

Demokratët dhe shumë politikanë te pavarur u kthyen kundër tij sepse ata mendonin se presidenti nuk kishte bërë mjaft për ta rigjallëruar ekonominë që ishte ne agoni.

Presidenti i tanishëm Bush në atë kohë punonte për babanë e tij në Shtepinë e Bardhë dhe ka parë nga afër se cdo të thotë te mos përfillësh opinionin publik kur fjala është për çështjet ekonomike.

Analisti Stjuart Rothenberg mendon se presidenti Bush nuk do të bëjë të njejtat gabime si i ati.

”Presidenti Bush ka mësuar nga i ati të mos injorojë cështjet që janë të rëndësishme për opinionin publik. Ai nuk thotë se gjërat janë mirë por e sheh problemin dhe përpiqet ta zgjidhë atë. Ai e pranon faktin se qeveria luan një rol të rëndësishëm në ringjalljen e ekonomisë. Keshtu që unë mendoj se demokratët do ta kenë më të vështirë për ta sulmuar presidentin për këto çështje sic bënë me te atin.”

Rothenberg dhe analistë të tjerë mendojnë se presidenti do t’u nënshtrohet kritikave përderisa ekonomia të jetë në gjendje te dobët. Kjo është arsyeja se përse presidenti dhe aleatët e tij në kongres i japin një rëndësi të veçantë shkurtimit të taksave i cili u miratua javën e shkuar. //ii

XS
SM
MD
LG