Lidhje

Teherani fton SHBA-në të ndihmojë në ndërtimin e centraleve të saj bërthamore - 2003-06-02


Teherani sugjeroi që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në ndërtimin e centraleve iraniane të energjisë bërthamore me qëllim që të zbusin shqetësimet e tyre se Irani po përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hamid Riza Asefi, tha sot se në qoftë që amerikanët janë me të vërtetë të shqetësuar rreth ambicjeve bërthamore të Iranit, ata mund të marrin pjesë në ndërtimin e centraleve iraniane të energjisë bërthamore. Irani ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat amerikane se Teherani po përdor programin e tij të energjisë bërthamore për të fshehur programin për zhvillimin e armëve bërthamore. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë një ftesë nga Rusia për t’u bashkuar me të në procesin e ndërtimit të centralit të energjisë bërthamore Bushehër në Iranin jugor, projekt ky që ka filluar para disa vjetësh. Departamenti i Shtetit u përgjigj duke thënë se asnjë vend nuk duhet të ndihmojë Iranin në projektet bërthamore derisa Teherani të lejojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të bëjë inspektime të papritura. //ad//

XS
SM
MD
LG