Lidhje

Plane për ngritjen e administratës së përkohshme irakiane - 2003-06-02


Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer, tha se autoriteti amerikan në atë vend shpreson të themelojë një administratë të përkohshme irakiane brenda gjashtë javësh. Të hënën, më 2 qershor, zoti Bremer u tha gazetarëve në Bagdad se zyrtarë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë diskutime intensive me irakianë rreth mënyrave më të mira për të themeluar administratën. Ai tha se autoriteti kërkon një administratë që të përfaqësojë të gjitha grupet etnike dhe fetare të vendit. Zoti Bremer tha gjithashtu se në Irak nuk do të formohet ndonjë qeveri e përkohshme. Në të kaluarën, zyrtarë amerikanë dhe britanikë kishin thënë se irakianët do taë zgjidhnin qeverinë e tyre të përkohshme në një konferencë kombëtare. Ndërkaq, një zyrtar i lartë amerikan tha se në Irak do të emërohet një këshill politik. Zyrtari, i cili nuk deshi të identifikohej, tha se këshilli do të përbëhet nga 25 deri në 30 udhëheqës irakianë dhe se këshillit do t’i kërkohet të sugjerojë këshilltarë për ministritë dhe të bëjë rekomandime rreth politikës në fusha të tilla si arsimi e tregtia. Ndërkohë, qindra ushtarë irakianë protestuan sot në Bagdad, duke kërkuar që ata të paguhen nga administrata amerikane. Shpërbërja e ushtrisë irakiane la rreth 400 mijë irakianë pa punë. Zoti Bremer tha sot se rekrutimi për ushtrinë e re irakaine do të fillojë nga fundi i qershorit. //ad//

XS
SM
MD
LG