Lidhje

Presidenti Bush shpreson për përparim drejt paqes në Lindjen e Mesme - 2003-06-02


Presidenti Bush mbërriti në Egjipt për bisedime me udhëheqës arabë mbi planin e paqes në Lindjen e Mesme. Bisedimet do të fillojnë të martën, më 3 qershor, në Sharm el-Sheik. Para se të largohej nga takimi i nivelit të lartë i Grupit të Tetëshes në Francë, presidenti Bush tha se zyrtarët amerikanë do të përpiqen aq kohë sa të jetë e nevojshme për arritjen e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve. Pas bisedimeve me udhëheqësit arabë, presidenti Bush do të marrë pjesë të mërkurën në një takim tri palësh me kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrin palestinez Mahmud Abaz në Jordani. //ad//

XS
SM
MD
LG