Lidhje

Udhëheqësit e Grupit të Tetshes të bashkuar - 2003-06-03


Udhëheqësit e Grupit të Tetshes i dhanë fund takimit triditësh të nivelit të lartë në Evian të Francës, duke u zotuar për përpjekje të përbashkëta për të rindërtuar Irakun dhe për të luftuar kërcënimin që paraqesin armët bërthamore në Iran dhe Korenë e Veriut.

Në një deklaratë përfundimtare të lexuar nga presidenti francez, Zhak Shirak, shtatë vendet më të industrializuara të botës dhe Rusia thonë se kërkojnë ti kapëcejnë përçarjet e shkaktuara nga lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, duke deklaruar se ata janë të bashkuar në përpjekjet për rindërtimin e atij vendi.

Udhëheqësit e Grupit të Tetshes shprehën mbështetjen edhe për planin e ri ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme dhe thanë se janë optimistë rreth mundësive për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. //xh//

XS
SM
MD
LG