Lidhje

Bliksi pajtohet me vlerësimin amerikan për armët e ndaluara në Irak - 2003-06-03


Kryeinspektori i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për armët në Irak, Hans Bliks, u pajtua pjesërisht me vlerësimin e Shteteve të Bashkuara se Iraku nuk kishte dhënë gjithë informacionin rreth arsenalit të tij të antraksit dhe laboratoreve të tij të lëvizshme të armëve biologjike.

Në raportin e fundit që i paraqiti të hënën Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zoti Bliks thotë se inspektorët e tij nuk kishin gjetur prova se Iraku zotëronte armë të shkatërrimit në masë, por puna e tyre u ndërpre pa u përfunduar pak para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të sulmonin Irakun.

Zoti Bliks tha se inspektorët janë të gatshëm të rifillojnë punën në Irak, por Shtetet e Bashkuara janë kundër kthimit të inspektorëve dhe kanë dërguar në Irak ekspertë të tyre për të kërkuar për armë të ndaluara.//xh//

XS
SM
MD
LG